NGA: ERJON SKENDAJ*
TIRANE- Jetojnë nën një çati që mund ti zërë brenda nga momenti në moment pa ditur se ku të trokasin për të kërkuar ndihmë, a mëshirë. Babai që duhet të ishte shtylla e shtëpisë ka 5 vite që nuk jeton më pas një ataku në zemër dhe vetëm një vit më pas të njëjtin fat të trishtë do të kishte edhe e zonja e shtëpisë që me vdekjen e saj la pas 5 jetimë, 3 vajza dhe 2 djem prej të cilëve më i vogli në klasën e 5. Kjo është drama e familjes Sula nga fshati Brar i Tiranës.

Nga të 5 fëmijët më i madhi është Ylli, të cilit i ka rënë edhe barra për t’u kujdesur për më të vegjlit, ndërkohë që ka pak vite që ka krijuar familjen e tij dhe ka edhe një djalë 3 vjeç.
Për fëmijët kujdeset xhaxhai, Neshati, i cili veç halleve të shtëpisë së tij duhet të mendoj edhe për jetimët e lënë amanet prej të vëllait, të cilët duhet ti rris, ti shkollojë e ti martojë, sipërmarrje që duket shumë e vështirë nisur ne dhe nga të ardhurat e pakta që familja me 6 anëtar mund të siguroj përmes ndihmës ekonomike 6 mijë lekë të reja në muaj, si dhe një ndihmë vjetore që ofron shoqata humanitare ALSAR.

Por më shumë se varfëria dhe skamja në familjen Sula të tremb shtëpia e amortizuar prej qerpiçi e ndërtuar që në vitin 1987. Njëra prej dhomave në ndërtesën përdhese duket sikur nga cisti në çast do të shembet mbi trupat e dy vajzave të shtëpisë që flenë poshtë çatisë që varet. Me lotët që mezi arrin ti mbaj, xhaxhai i fëmijëve lutet për ndihmë shtetit apo bizneseve ndërsa sytë i ka nga shtëpia që mezi mbahet në këmbë.

*Per cdo person qe deshiron te ndihmoje jetimet, te kontaktoje me xhaxhain e tyre, Nexhat Sula, ne numer telefoni; 0682382392. Faleminderit!

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: