Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 hallat e Anxhelina Petros të vrarë më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, që nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan bënë një rrëfim tronditës. Sipas tyre Anxhelina ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën. Që nga ai moemt, siç thanë ato vajza u shkëput prej nënës.

Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më më…

Sa vjeç ishte?

Vojsava Guri: Vajzën e përdhunuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi tek ne

Kush është përgjegjësi?

Vojsava Guri: Fillimisht nëna e saj e denoncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi denoncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin

A keni qënë në dijeni për dhunë fizike të ushtruar nga babai?

Vojsava Guri: Asnjëherë

Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?

Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar

Nëna e Aanxhelina Petros,  Xhezmija ka replikuar me hallat e së ndjerës  në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur”. Ajo ka pranuar se vajza është përdhunuar, por kjo ka ndodhur kur  ajo ishte minorene dhe se autori ka marrë dënim  nga drejtësia.

Mes tjerash, Xhezmie Hoxhallari theksoi se nuk ishte në dijeni se Angelina kishte studiuar në Greqi në drejtimet psikologji dhe fizioterapi.

Xhezmie Hoxhallari :“Dëgjomë mua. Këto historira ndaç t’i hapin dhe ndaç mos t’i hapin. Mua nuk më intereson. Mbas ankesës që kam bërë unë, ai mori një dënim. Unë ia kam lënë shtetit.

Nuk kam hequr asnjë denoncim dhe asnjë gjë. Të dy kanë qenë minorenë. Janë histori të vjetra. Vajza ka ikur kur e kam lënë unë me deklaratë tek babai, sepse donte një jetë më të mirë. Kam letrat dhe jam shumë i sjellshme me dokumente.

Ju keni qenë në dijeni se vajza ka mbaruar psikologji dhe fizioterapi?

Xhezmie Hoxhallari: Këtë nuk e di. S’kam patur komunikime. Ai person e donte vajzën time si skllave.  Nuk më ka dalë vajza mua në telefon. Hapni  dhe shikoni mesazhet. Unë me ju nuk jam koinçiduar asnjëherë. Nuk kam komunikuar asnjëherë me ju. Vajza ime ka punuar tre punë dhe të gjithë kanë ngrënë lekët e vajzës sime, që mos i ngrënëshin.

DESHMIA E NENES NJE JAVE ME PARE

Një javë më parë Xhezmie Hoxhallari, nëna e Anxhelinës tha në emisionin “Me Zemër të Hapur” se e bija kishte dy njerëz shumë të afërt në Greqi, që ishin kumbara e saj dhe bashkëshorti afgan. Ajo rrëfeu se kur ka shkuar në Korfuz ka dashur të takojë burrin afgan të Anxhelinës por ai ndodhej në spital në gjendje të rëndë për shkak të shokut.
“Nuk e mendoja kurrë që e kishte vrarë babai (qan). Në Greqi më pritën shumë mirë, i falënderoj dhe i respektoj për atë që kanë bërë. Dhe ajo nënoja që e ka pagëzuar që është bërë nënë e dytë dhe bashkëshortin e vajzës. Nuk e takova dot sepse ai kishte kaluar një gjendje shumë të keqe dhe ishte në spital. Edhe nënoja e kishte përjetuar shumë keq”, tha nëna.

Xhezmije Hoxhallari deklaroi gjithashtu se raportet me të bijën nuk ishin shumë të ngrohta, sipas saj shkëputja kish ndodhur për shkak të influencës së familjarëve të ish-burrit. Por kjo deklaratë u refuzua telefonikisht nga vëllai i Alekos i cili deklaroi se vajza nuk e donte të ëmën. Në një lidhje telefonike ai tha se prej kohësh vajza refuzonet të takonte Zhezmije Hoxhallarin. Motra e Anxhelinës siç ajo e konsideronte por që në fakt është vajza e njerkut të saj, Klea ishte një nga personat që komunikonte më shumë me të. Ajo ka qenë e para që ka ngritur dyshime se Anxhelina mund të jetë përdhunuar nga i ati. “Nuk e di të sigurt por kam dëgjuar shumë njerëz që flisnin për këtë gjë”, tha ajo.

Ndërsa pritet përgjigjja e rezultateve të ADN-së për të vërtetuar nëse Angelina Petro është dhunuar seksualisht nga babai i saj, avokati i Aleko Petros, Vassilis Noulezas deklaroi se nëse rezultatet e analizave mjeko-ligjore e vërtetojnë ai do të hiqte dorë nga çështja. Mes të tjerash mediat greke raportojnë se vrasësi deklaroi se do i përkushtohej Zotit, pasi “i ishin errësuar sytë kur kishte kryer krimin makabër”. Po ashtu ai theksoi se vrasjen e kishte kryer pa paramendim dhe se nuk kërkonte mëshirë.

(m.a/n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb