LIBI – Drama e emigrantëve që përpiqen t’i shpëtojnë luftës duket se nuk ka fund. Mbrëmjen e djeshme dallgët kanë nxjerrë në brigjet e Tripolit në Libi trupat e pajetë të dhjetëra refugjatëve. Vullnetarët e Kryqit të Kuq bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të paktën 37 viktima që udhëtonin me një anije drejt Evropës. Sipas televizionit al-Arabiya numri i viktimave pritet të jetë më i madh, pasi nuk dihet ende se sa persona ndodheshin në anijen që u mbyt.
Në ujërat e Libisë, një tjetër anije u mbyt më 28 gusht. 117 trupa të pajetë u nxorën në brigjet e Zuwara-s, ndërsa 200 persona u shpëtuan dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas dëshmitarëve, në anije ndodheshin të paktën 500 refugjatë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: