Drama e Emiliano Sala vijon të mbajë në ankth botën e futbollit. Pak orë përpara takimit kundër Arsenalit, është tranjeri i Kardifit, Neil Uarnok, që ka folur për hetë të parë që nga zhdukja e lojtarit argjentinas. “Trajnoj prej 40 vjetësh dhe ka qenë java më e vështirë gjatë gjithë karrierës sime. Nuk e kam provuar kurrë më parë një ndjesi të tillë.

Natyrisht që e çova ndërmend dhe të largohem nga bota e futbollit. Në këtë jave ka qenë mendimi im gjatë gjithë 24 orëve. Por kam një detyrim këtu, duhet të bëjmë një mrekulli”, deklaroi Uarnok. Ndërkohë lojtarët e Kardif Sitit po ndiqen prej ditësh nga një grup psikologësh, që po i ndihmon të përballojnë situatën. Edhe pse autoritet kanë shuar shpresat për gjetjen e 26-vjeçarit argjentinas, familja, e ndihmuar nga shumë futbollistë, ka financuar kërkimet me shpresë për të gjetur njeriun e shtrenjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: