As lotët e nënë Bedries dhe as pamjet shokuese të shtëpisë shtëpisë ku ajo me familjen jeton nuk kanë mundur të vënë në lëvizje pushtetin vendor dhe as qeverinë qëndrore. Ka kaluar 1 javë nga publikimi i dramës së familjes Mema në Neës24 dhe asnjë institucion nuk ka marrë mundimin të interesohet për familjen ekstremisht të varfër nga Pezë Helmësi, që rrezikon të mbetet nën rrënojat e shtëpisë gati në shembje.

Njësia e administrative Pezë justifikohet me faktin se nuk ka fonde për të rindërtuar shtëpinë dhe se cështjen ia ka kaluar bashkisë së madhe. Vetë kreu i kësaj njësie pohon se ka mundur të sigurojë disa donacione të pamjaftueshme për të zgjidhur problematikën e rënduar që shfaq banesa e vjetër një katëshe që mbahet në këmbë me mjete rrethanore.

Nisur nga dëmtimi i strukturës së shtëpisë mjafton një tërmet sado i vogël që tavani të bjerë dhe të zërë poshtë vetes 5 anëtarët e familjes e mes tyre dy invalidë. Sikur të mos mjaftojë rreziku që u qëndron mbi kokë, familja pezake duhet të përballojë edhe mjerimin e tejskajshëm për shkak të të ardhurave të pakta financiare që siguron.

I zoti i shtëpisë është i paralizuar që prej 2006, ndërsa sëmundja e ka mbërthyer në krevat dhe e pamundëson të lëvizë e jo më të punojë. Për cdo shërbim tek koka e krevatit i rri bashkëshortja, e cila me pafuqinë e saj mundohet ta ndihmojë e t’i shërbejë burrit si të jetë një fëmi.

Në njësinë admnistrative Pezë mësojmë se i paralizuari trajtohet me vetëm 3200 lekë pagesë paaftësie nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe po aq i merr si pagesë shtesë nga shërbimi social shtetëror. Pra, në total afër 6500 lekë, dhe asnjë buxhet për paketën higjenosanitare që si rregull u shkon të sëmurëve të kësaj kategorie. Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk trajtohet me pagesë shoqëruesi për shërbimin që i ofron burrit invalid dhe as për djalin që vuan nga probleme mendore.

Në sistemin e trajtimit me pagesë invaliditeti të ISSH, Vaid Mema figuron me 2 vite vjetërsi, dhe këto i përkasin shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për dy vite vjetërsi pune ISSH ka përllogaritur në bazë të formulës standarte pagesën 3400 lekë, ndërkohë që ligji për invalidin e punës nuk parashikon financim për paketën higjenosanitare.

Në bisedë me ekspertët e dy institucioneve mësojmë se ekziston një handikap ligjor që diskriminon invalidët e punës që kanë pak vite contribute nërraport me ata që nuk kanë punuar kurrë.
Kështu nëse i paralizuari Vaid Mema nuk do të kishte asnjë vit kontribut në skemën e ISSH atëherë i sëmuri do të trajtohej nga Shërbimi Social Shtetëror që për diagnozën e tij ofron një pagesë afër 40 mijë lekë në muaj të ndarë në pagesë paaftësi 11 mijë lekë, pagesë shoqëruesi 11 mijë lekë dhe pagesë higjenosanitare 16 mijë lekë, por pa harruar pagesën shtesë 3200 lekë që ofrohet nga pushteti vendor për këtë kategori.  Ndërsa Vaid Mema invalidi i punës grupi i parë merr nga shteti gjithë gjithë 6500 lekë, pra plot 7 herë më pak se një i sëmurë tjetër si ai që nuk ka derdhur një lekë kontribut në skemë.

Për këdo që kërkon të kontribuojë për familjen e Bedrie Memës në Pezë, numri i
kontaktit: 069 899 7522 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb