Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” që vjen çdo të premte në News24 udhëtoi në Durrës ku mësuam një histori trishtuese të një gjysheje me një nip dhe një mbesë.

Gjyshja tregon se gjithë jetën ka jetuar me qira por tani po rrinë tek djali i saj. Tregon se djali tjetër u martua por fatkeqësisht ai ndërroi jetë duke lënë nusen shtatzënë dhe një vajzë të vogël.

“Nusja vuante nga zemra që e vogël, kishte bërë ndërhyrje, kur mbeti shtatzënë ajo e vuante këtë pjesë. Vajza lindi me shumë probleme, por shpëtoi. E sollëm në Durrës në shtëpi, nusja ishte shumë e sëmurë e rrita gocën e vogël. Djali im ndërroi jetë në 5 maj të 2009, ai nuk erdhi në shtëpi e kërkuam, ai ishte aksidentuar në punë, ishte një bombë e madhe për ne. Nusja ishte shtatzënë në atë kohë, ajo ka vuajtur shumë. Ishim në gjendje të vështirë ekonomike vetëm bashkëshorti im punonte, mezi i kemi rritur. Kam përjetuar shumë, se edhe nusja ishte sëmurë. Djali im ishte 26 vjeç ka nusen dy fëmijë na la rrugëve”, shprehet gruaja.

https://youtu.be/9vT1LwuN_dM

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb