GRAMSH

Çdo familje shqiptare në fundvit përgatitet për festën e Vitit të Ri por në familjen Kishta në fshatin Mashan s’ka festë e as gëzim, vetëm mjerim. Nuk do shumë fjalë shtëpia e tyre, e gjitha brenda një dhome ku lotët e tronditja janë krejt normale.


Për katër fëmijët e kësaj familje nuk ka shpresë për të festuar, ata lusin që të sigurohet vakti i bukës thatë. Sonila, nëna e katër fëmijëve tregon se fëmijët qajnë për bukë thatë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Dy herë kam tentuar t’i jap fund jetës por ka qenë vajza e madhe që më ka hequr lëngun e përgatitur me ilaç rrobash e s’munda ta pi. S’ka më keq kur sheh fëmijët që vuajnë për bukë, të zbathur e që flenë në copa sfungjeri të gjetura në plehra”, tregon 40-vjeçarja.


Ajo thotë se vajzat mësojnë shumë por se në shkollë shkojnë pa rroba e pa këpucë pasi nuk ka me çfarë t’i blejë. “Vajzat i kam me mesatare 9.8 në mësime dhe në shkollë i çoj të zbathura e të veshura si mos më keq dhe pa ngrënë. S’kam çe dua jetën”, thotë mes lotëve nëna.

Banesa me një dhomë të vetme me tre divanë ku flenë 6 persona me një sobe të shkatërruar e me dritare pjesërisht xham, pjesa tjetër plasmas e dërrasa të kalbura, çka bie jashtë futet brenda…
“Me ndihmën ekonomike që mora shleva borxhin që kisha në dyqan, thesin e miellit e tani jam sërish pa miell”, rrëfen 40-vjeçarja.

Nëse doni të ndihmoni familjen Kishta, mund të komunikoni me ta në këtë numër telefoni 067 61 54 007.

(m.k/BalkanWeb)