ITALI – Drama në familjen e këngëtarit Mango duket se nuk ka të ndalur. Eshtë e pabesueshme ajo që ka ndodhur. Pas vdekjes së këngëtarit para dy ditësh dhe vdekjes së vëllait të tij të madh, është mësuar se edhe dy vëllezërit e tjerë të Mangos kanë pësuar infarkt.

Michele dhe Armando, dy vëllezërit më të vegjël të këngëtarit shkuan ditën e djeshme në spital tek vëllai i madh pa e ditur lajmin e vdekjes. Por në momentin që morën vesh që vëllai i tyre kishte ndërruar jetë ata janë goditur nga infarkti dhe janë shtruar me urgjencë në spital.

Michele dhe Armando janë kompozitorë të disa prej këngëve të Mangos. Një dramë e vërtetë për familjen Mango e cila është tronditur nga infarktet e njëpasnjëshme.

Ndërkaq, është zhvilluar ceremonia mortore për kantautorin e ndjerë Giuseppe Mango, në qytetin e tij të origjinës Lagonegro të rajonit të Bazilikatës. Gjatë përcjelljes së arkivolit mijëra qytetarë e kanë nderuar me duartrokitje të zgjatura

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: