Pas transferimit nga Aris te Ingolshtadi pritej që gjërat të shkonin mirë për Mërgim Mavrajn. Megjithatë, duket se fati nuk është me futbollistin e kombëtares sonë. Sipas informacioneve të bëra publike nga vetë klubi, qëndërmbrojtësi ka pësuar një frakturë serioze në dorë dhe është detyruar të lerë stërvitjen.

32-vjeçari u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe madje ai ka kryer edhe një operacion të menjëhershëm. Klubi ka bërë të ditur se nuk dihet rikthimi i tij në stërvitje, megjithëse ka siguruar se çdo gjë ka shkuar mirë. Më poshtë edhe njoftimi:

Screenshot 1

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: