Në zi për kolegun të tyre, George Baldock i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike, Greqia gjen forca duke marrë një fitore të pabesueshme përballë Anglisë, një sukses 2-1 brenda në Wembley që shumë pak veta e prisnin, për më tepër që Greqia tani e sheh vetën në krye në me 9 pikë të plota në 3 ndeshje. Kishin bërë kërkesë që ndeshja të shtyhej, por kjo nuk u pranua nga UEFA, thjesht u mbajt një minutë heshtje.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Greqia befasoi “Tre Luanët” në minutën e 49-të duke kaluar në avantazh me Pavlidis.
Pa Harry Kane, dhe me një formacion shumë ndryshe, Anglia e kishte të vështirë të reagonte, por në minutën e 87-të, Bellingham me një goditje të fortë shumë pranë zonës barazoi shifrat në 1-1 duke krijuar iluzionin se mund ta përmbysnin këtë takim.
Atëherë kur të gjithë prisnin golin e Anglisë, Greqia i befasoi në frymën e fundit, me Pavlidis që realizoi sërish duke i dhuruar helenëve një trepikësh të artë.
Kjo humbje përballë Anglisë u përjetua keq nga mediat angleze, të cilat ngrenë alarmin, ku sigurisht në shënjestër të tyre ishte trajneri i përkohshëm, Lee Carsley.
(BalkanWeb)