Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç ka dhënë nje mesazh të fortë sa i përket vrasjes së Oliver Ivanoviç duke drejtuar edhe gishtin e akuzës.

Ai ka vlerësuar se vrasja e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, sot në mëngjes, është “terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviçit nga vitet 90-të”.

Drashkovic ka thënë se të shtënat mbi Oliver Ivanovic janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë.

“Oliver Ivanovic ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar lideri i SPO-së, raporton Eulex.

Drashkovic ka shtuar se organet hetimore të Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-u, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet përgjegjëse të Serbisë, janë të detyruara që t’i zbulojnë kriminelët e këtij rasti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb