Lideri i Lëvizjes për Rimëkëmbjen Serbe, Vuk Drashkovic ka thënë se Serbia duhet të pranojë dhe ta njohë realitetin e Kosovës.

Ai bëri thirrje gjithashtu për pranimin e planit të Ahtisaarit të vitit 2007, si një bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit.

Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës njihet nga “shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-ja”, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur as Karta e OKB-së, e drejta ndërkombëtare, as Rezoluta 1244, rreth 90 për qind të popullsisë është shqiptare, por më pak se gjashtë për qind serbë”.

“Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën ekziston vetëm në preambulën e kushtetutës së saj, duke qenë skllevër të këtij realiteti jashtë standardeve, vendi vuan një humbje të madhe në sferën politike, të zhvillimit si dhe në aspektin demokratik dhe atë demografik”, ka thënë Drashkovic për Blicin serb, raporton Klan Kosova.

Megjithëse me vonesë, thotë lideri i SPO-së, ta pranojmë dokumentin e Marti Ahtisarit, si bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit me shqiptarët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb