Në mesjavë është e programuar supersfida e Champions League ndërmjet Barcelonës dhe Bayern. Për takimin që do luhet në Spanjë, ka folur trajneri i bavarezëve, Vicent Kompany.

“Ka trajnerë që kanë bërë shumë për Bayernin dhe Hansi Flick është një prej tyre. Sigurisht, do të jetë një ndeshje e veçantë për të dhe për ne. Në fund, ne të dy duam të fitojmë. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë, por me siguri që të dyja skuadrat i pret një përplasje gjigante dhe do të bëjmë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Barcelonë”- tha numri një i stolit të Bayern, Kompany.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb