Interi dhe Milani përballen këtë të dielë në mbrëmje, në ndeshjen e  vlefshme për Serie A. Për këtë takim ka dhënë mendimin e tij, edhe ish-portieri i zikaltërve, Francesco Toldo.

“Maignan është super në daljet e tij. Sommer fut sigurinë në mbrojtje”.

“Zgjedhja e Donnarumma për t’u transferuar te PSG? Nuk do ta kisha bërë. Unë, Peruzzi, Zenga, Pagliuca, Buffon. Për ne, pasioni kishte rëndësi. Askush nuk do të shkonte në Kinë apo Arabi. Sigurisht, unë dhe Gigi ishim të parët që fituam kaq shumë”.

“Çfarë marrëdhënie kemi ne? Unë e respektoj shumë, por ne ishim rivalë, jo miq. Dhe me Julio Cesar? Një djalë i artë. Unë e ndihmova, e këshillova dhe e udhëzova, edhe pse e dija se ai ishte aty për të zënë vendin tim. Jemi në marrëdhënie të mira, si me Batistutën, Figon, Orlandonin. Ne e duam njëri-tjetrin me Adanin dhe Vierin” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb