India ka nisur këtë të hënë me sukses misionin e saj të dytë hënor një javë pasi anuloi planin për shkak të një problemi teknik. Projekti është misioni i dytë në Hënë i gjigantit të Azisë Jugore, i cili vendosi një sondë në orbitën e Hënës në misionin ”Chandrayaan-1”, rreth 11 vite më parë.


Ky mision i ri, ka për qëllim të vendosë një robot të lëvizshëm në sipërfaqen e Hënës, në afërsi të Polit të Jugut.Sapo të ulet në sipërfaqe, roboti do të kryejë hulumtime shkencore.
Nëse misioni do të ecë në përputhje me parashikimet, India do të renditet shteti i katërt, pas ish-Bashkimit Sovjetik, SHBA-së dhe Kinës që ia del me sukses të ulë lehtësisht një aparat në Hënë, rreth 384 MIJE kilometra larg nga Toka.


India


Sipas agjencisë hapsinore indiane ISRO “Chandrayaan-2” u nis kete te hënën rreth orës lokale 14:43 minuta. India ka përdorur nje raketen te fuqishme qe peshon 640 ton eshte 44 metra, e larte sa nje ndertese 14 kateshe. Nisja e misionit më 15 korrik u ndal 56 minuta para afatit kohor të parashikuar pas një problemi teknik të vërejtur në sistemin e nisjes sMediat indiane raportuan se bëhej fjalë për rrjedhje gaz helium në motorin kriogjenik të raketës.

Jemi gati per tu nisur për në hënë më te fortë se kurrë, do te marrim me vete 1 miliard ëndrra shkruati ne tëitter agjencia hapsinore indiane. shpresohet se misioni 150 milion dollarësh do të jetë i pari që do të ulet në polin jugor të Hënës. Misioni i saj eshte te eksploroje depozitat e ujit te konfirmuara nga nje mision i mëparshëm.

India 2

Por perse u zgjodh pikërisht poli jugor i hënës?
Poli jugor i hënës eshte me i madh se poli i veriut. Ne kete pol ekziston mundësia e prezencës se ujit gjithashtu poli i jugut ka kratere qe me fosile nga sistemi i hershem diellor.
Udhetimi do te zgjasi 384.400 kilometra nga toka ne hene. Misioni do te ulet ne hene javën e pare te shtatorit

Me shume se 1000 inxhinere dhe shkenctare kane punuar per kete mision, Por per here te pare agjencia hapsinore ISRO ka zgjedhur dy gra ne krye te ekspeditës nderplanetare . 5 mije njerez e kane pare live nisjen e raketës ndërsa miliona te tjera e panë live ne rrjetet sociale
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka mbështetur programet hapësinore të vendit por kritikët thonë se do të donin më shumë të shihnin zbutjen e varfërisë në vend se sa dërgimin e një rakete indiane në hënë.

Misioni i Chandrayaan 2 eshte per te kuptuar me mire hënën. Zbulimet do ti shërbejnë jo vetem Indise por edhe gjithë njerëzimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb