Policia ka goditur sot një rast të tentativës për kallim të kufirit me dokumente të falsifikuara, duke vënë në pranga tre persona.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë një operacioni të koduar “Destinacioni final”, zhvilluar nga Policia Kufitare e Rinasit, bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë.

Gjatë, aksionit policia ka sekuestruar karta identiteti dhe karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Rinas
Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Operacioni i koduar “Destinacioni final”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë. Vihen në pranga tre shtetas. Sekuestrohen karta identiteti dhe karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht të kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara apo për goditjen e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe në vijim të operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rians u godit një tjetër rast i tentativës për kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara.

Falë bashkëpunimit, koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Polcisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Destinacioni final”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 33 vjeç, dhe E. Xh., 25 vjeç, të dy banues ne Tepelene, si dhe K. X., 19 vjeç, banues ne Tirane.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, pas dyshimeve të krijuara gjatë përpunimit të dokumentacionit, si dhe të shkëmbimit të informacionit me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë shtetasit e lartpërmednur.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj këtyre personave, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 karta identiteti dhe 3 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Nga hetimet e kryera nga ana e Specialistëve për Hetimine Trafiqeve të Paligjshme, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë pasi kishin siguruar paraprakisht dokumenta të falsifikuara italiane me gjeneralitete të shtetasve të tjerë (italianë) kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar.

Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumenta të falsifikuara dhe që do ti ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore” .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb