Kombëtarja shqiptare nisi dje përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Një seancë e lehtë stërvitore, pasi grupi i plotë do të jetë ditën e sotme. Stërvitja do të vijojë edhe nesër në Tiranë, ndërkohë paraditen e ditës së enjte, ekipi do të udhëtojë drejt Pragës me avion çarter.

Pas mbërritjes dhe akomodimit në hotelin ku do të qëndrohet, skuadra do të kryejë seancën e fundit zyrtare në stadiumin “Epet Arena”, i njëjti impiant ku u luajt edhe ndeshja me Ukrainën.

Takimi do të nisë, ditën e premte në orën 20:45, ndërkaq prej ditësh ka nisur shitja e biletave për këtë transfertë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb