Ish deputeti demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open” në Top Channel.

Në një lidhje direkte në emisionin Open, Spahia u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Poo 2

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë: “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”. Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Bbbbbb

Në fakt emri i ish-deputetit të PD-së nuk rezultonte në listën e personave që policia publikoi në daljen për mediat, ku bëri një bilanc të personave të arrestuar, shoqëruar apo në kërkim, lidhur me tensionet e regjistruara sot në disa KZAZ të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb