Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama,hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët,që,edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa.


Edhe më i rëndëështë fakti se, më shumëse një refuzim i përkohshëm i negociatave, sot, ne shqiptarëve,po na vihet në dyshimaftësia për tëpërqafuar dhe jetuarsipas standarteve dhe vlerave europiane.


Propaganda e Edi Ramësdhe mercenarëve të tij, do tëpërpiqetta mohojërefuzimin.


Pasi do tëdështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve.

Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat.

Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij.

Do të fajësojë gjysmën e botës.

Do të fajësojë edhe popullin e vet.

Nuk do të fajësojëvetëm një njeri:Edi Ramën.

Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm njëpërgjegjëspër refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë:Është qeveria dheEdi Rama.

Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europës:korrupsioni dhe krimi.

Negociatat sot dotëishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit

Të dashur qytetarë,

Vjet në verë kaloi pa shumë vëmendje një ngjarje në dukje banale.

“Lulzim Basha ta provojë në zgjedhje” -kërcënoi papriturnjë delinkuent i panjohur, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëvepër përdhunimin që i kishte bërë njëvajze jetime.

Rexhep Rraja është njëi fortë rruge, i cili nuk e ka sofistikimin artistik të Edi Ramës, qëvjedh, por bën rolin e të ndershmit. Rraja nuk e fshehu dot krenarinëse ndihej i fortë dhe i paprekshëm, sepse ishte kriminel zgjedhor. Ndaj,në vend të revoles,Rraja u skërmiti armiqve dhëmbet prej krimineli zgjedhor.

Si Rraja,edhe habilajt ishin tëstërvitur në punëfushatash dhe dinin fare mirë sa kushtonte një fushatëdhe çfarëu kërkohej tëbënin në fushatë.

Njësoj si ta,Avdylajt ishin punëtorë të palodhur dhe të stërvitur fushatash politike.Të tillë janë sot shumëkriminelë, kudo në Shqipëri.

E vërteta është se nën regjimin e Edi Ramës,manipulimi i zgjedhjeve,përmes blerjes, vjedhjes, kërcënimit dhe dhunimitështë bërë një nga aktivitetet kryesore tëbandave kriminale,krahas trafikut të drogës dhe të qenieve njerëzore.Madje këto aktivitete janëbërë pjesë e njëra-tjetrës.

Bota e krimit është e specializuar në vjedhje zgjedhjesh, si mënyra për tëmarrëlicense për trafiqe dhe pastrim parash.

Të dashur bashkëqytetarë,

Zbulimet e javëve tëfundit të gazetës gjermane BILD kanë nxjerrë në pah një realitet të errët kriminal të konspiracionit midis botës së krimit dhe Partisë Socialistekundër demokraicsë, lirisë dhe rendit kushtetues në Shqipëri.

Ky bashkëpunim kriminal e ka shkrirë krimin, qeverinë, administratën dhe Partinë Socialiste në njëtë vetme. Kjo aleancëështënjë rrezik i qartëjo vetëm për demokracinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë punlike dhe kombëtare tëvendit.

Po në vend që ky realitet të alarmonte çdo shqiptar, përtej preferencave politike dhe interesave të tjera, ka një përpjekje të koordinuar, sistematike dhe të gjithanshme për ta kaluar atë pa reaguar. Thjesht, si edhe njëskandal më shumënë vazhdën e skandaleve që jemi mësuar, si një gjë që nuk kemi se cfarë t’i bëjmë, ndaj duhet ta lëmë të kalojë.

Fatkeqësisht,si shoqëri, ne riciklojmëshpesh të keqendhe nuk arrijmëdot të bëjmë hapa të sigurtëpërpara.

Kushdo ka shpjegimin e vet pse sillemi kështu, por një nga arsyet pse e keqja tek ne përsëritetështë sepse ne nuk reflektojmë mbi të,nuk përpiqemi tëkuptojmësë çfarë bëmë keqdhe të mësojmënga gabimet për të mos e përsëritur më.

Mungesa e reflektimitdhe humbja e busullës moralee ka normalizuar të keqen mes neshdhe vrarëreagimin tonë ndaj saj.

Qeverisja e Edi Ramës ka qenë një seri pa fund skandalesh dhe krimesh, por ne i kemi lënë ato të kalojnë pa reaguar.

Edhe përpjekjet e opozitës, e vetmja që nuk ka heshtur, shpesh janë përqeshur dhe janë shpërfillur. Kjo ka thelluar të keqen dhe, siç treguan skandalet e fundit, duket se kemi prekur fundin.

Nëse nuk do tëreagojmë tan, e keqja do të sundojë mbi këdo, në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë.Këtëherë nuk do të kalojësi më parë.Kjo gjendje nuk duhet të kalojë pa sjellëndryshim të thellë.

Shumë njerëz pyesin:po cila është zgjidhja?

Përgjigjia e vetme është:drejtësia.Ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë bashkëpunuarnë mënyrë kriminale për vjedhjen e votës.Vetëm kështudo të mbyllim kapitullin famëkeq të manipulimit të zgjedhjeve.

Zgjidhja e vetme është:ndëshkim përmes drejtësisë.

Kur miratuam reformën në drejtësi, ne e kishim seriozisht dhe ishim të bindur senjë drejtësi e pastër dhe e pavarur është zgjidhja që na duhet, sepse thelbi i problemeve tona si shoqëriështëpandëshkueshmëria,është fakti që politikanët, të pasurit dhe të fortit janë mbi ligjin,janë vetë ligji,kurse njerëzit e thjeshtë janë viktimat, që nuk i mbron as ligji dhe asgjë.

Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe e kriminelëveduhet të mbarojëdhe do të mbarojëtani.

Fatkeqësisht, drejtësia po mungon në Shqipëri.Fatkeqësisht, ajo që prisnim nga reforma në drejtësi, është rrënuar nga kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Por kjo nuk mund të zgjasë më, sepse nga kjo krizënuk mund të diletduke ruajtur pandëshkueshmërinë.

Këtë herë kthimi në normalitetin politik, kalon nga dhomat e burgutpër politikanët e lidhur me krimindhe politikanët e korruptuar.

Këto ditëpo dëgjoj histori dhe propozimenga më të çuditshmetpër daljen nga kriza.Po dëgjoj të riciklohenteori dhe slloganeqë në Shqipëri kanëdështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat, sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, sepse ato kanë devijuar nga rruga e ligjit, nga rruga e drejtësisë.

Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vetmja garancipër lirinë, demokracinëdhe mirëqeverisjen.

Parlament ka edhe Berdimuhamedovi i Turkmenistanit.

Votime zhvillon edhe Kim Jong-uni i Koresë së Veriut

Për demokraci dhe institucione betohet edhe Maduro i Venezuelës.

Sot diktatorët dhe autokratët kudo në botënuk sundojnë më me dhunë ushtarake, por duke manipuluar zgjedhjetpër tëmbajtur dhe kontrolluar të gjitha pushtetet.

Parlament dhe zgjedhje kanë edhe autokracitë, por ajo që i dallon këto vendenga demokracitë perëndimore, është shteti i së drejtës

Nuk ka liri, demokraci, parlamentarizëmveçse nën ligj dhe barazi para ligjit.

Kjo është zgjedhja që shtrohet para nesh sot:Do tëzgjedhim rrugën e autokracisë apo të vlerave perëndimore.

E gjithë qeveria, me në krye Edi Ramënk ka vepruar si një bandë kriminale për të vjedhur votat në bashkëpunim me krimin, për të mbajtur dhe abuzuar pushtetin.

Një qeveri e tillë nuk mund të vazhdojë të qeverisënë asnjë vend europian.

Nuk duhet të qeverisë më as në Shqipëri!

Këta qeveritarë do të dilnin menjëherë para drejtësisë në çdo vend europian. Duhet të dalin para drejtësisë edhe në Shqipëri!

Që Shqipëria të bëhet Europë, duhet të sillemine si europianë!

Le të bëhemi bashkë për këtë qëllim!

Aleanca politikë-krim siguron vota për politikanëtdhe fitime përrallore për kriminelët,por viktima kryesore janë njerëzit që kanë mbetur të braktisur dhe të shpërfillur, jeni ju.

Shqipëria sot është vendi i dy ekstremeve, i varfërisë dhe pamundësisë për njerëzit e thjeshtëdhe pasurive marramendëse dhe pushtetit të plotfuqishëm të elitës së kriminalizuar të politikës, biznesit dhe krimit

Do të doja të shikoja në sy secilin prej jush dhe ta pyesja:

Doni që fëmijët tanë të edukohen nga mësues që detyrohen të vjedhin vota?
Doni që jeta juaj të mbrohet nga policë që mbrojnë kriminelët?
Doni që fëmijët tuaj të jetojnë nën qeverisjen e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Saimir Tahiri, Elvsi Roshit, Pjerin Ndreut?
Doni që fëmijët tuaj të kenë mundësi të punojnë vetëm, në bizneset e avdylajve, shullazëve, bajrëve?

Nëse doni që fëmijët tuaj të edukohen, punojnë dhe jetojnë si europianë, duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë dhe pushtetit të paligjshëm të politikanëve të korruptuar dhe të inkriminuar.

Duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku ju, me vullnet të lirë dhe të pacënuar, jo bandat dhe kriminelët, të zgjidhni dhe të kontrolloni parlamentin dhe qeverinë.

Përkëtë ju ftoj të protestojmë së bashku si njerëz të lirë, si qytetarë europianë të premten në ora 20.00 në Tiranë.

Zoti ju bekoftë ju dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb