KORCE– USAID do të vijojë bashkëpunimin me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Korçës nëpërmjet projektit “Drejtësi për të gjithë”. 6 vite pas ndërtimit të kësaj gjykate, drejtorja e USAID-it për Shqipërinë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë projekt, që sipas saj do të krijojë më tepër akses të publikut dhe medias në Gjykatë, sipas kërkesave të reformës në drejtësi.

“Sot jemi këtu për të hedhur një hap të ri që do t’i mundësojë gjykatës të zbatojë kërkesat dhe dispozitat e reformës së re në sistemin gjyqësor, sa i takon marrëdhënieve me median dhe publikun, dhe këto nuk janë tema të cilat duhen marrë lehtë. Gjykatat duhet të jenë të paanshme e duhet të zbatojnë ligjin sepse e drejta është themeli i demokracisë, por gjykatat duhet të jenë të aksesueshme dhe t’i përgjigjen qytetarëve të cilëve i shërbejnë”, u shpreh drejtorja e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson.

Në gjykatën e Korçës u përurua edhe “Këndi i kujtesës”, një bllok fotografish mbi aktivitetet e gjykatës ndër vite.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb