TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, një nga zërat e rëndësishëm të opozitës për kontributin në draftin për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi deklaroi se ditën e nesërme projektligji do të votohet. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Bylykashi theksoi se Rama tentoi ta miratojë reformën me blerje votash. Nga ana tjetër ai theksoi se vija e kuqe, qe sipas tij lexoi Rama sot duhet lexuar mirë, ndërsa pohoi se propozimi hidrit nuk është ai që propozoi Nuland.

“Të ndryshojë një pjesë të madhe të Kushtetutës dhe një nga çështjet; drejtësinë, duhet konsensus. Zoti Rama, reagon se kur është i dobët kërkon të negociojë, mendoj se do ta bënte vete, por se bëri dot. Në këtë periudhë 18 mujore mazhornca u mundua ta bënte vetëm, edhe draftin. Pas kësaj kohe opozita mori pjesë në tryezën për reformë. Jemi parti që ka qeverisur për gati 15 vite. Ne u futëm në atë komision dhe para një viti pohuam se donim konsensus dhe e vetmja gjë që na lanë në dorë ishte të bënim komentet. Pra, këto komente sollën ndryshime të rëndësishme. Mazhoranca na paraqiti një draft unilateral dhe Rama tentoi të miratonte reformën me blerje votash. Po të shohim fletën ku ka punuar kryeministri, viza ka pafund, madje tha dhe sot. Të lexosh vijën kuqe vetëm nëpërmjet ngjyrës, nuk është gjë e mirë, pasi dhe lexuar mirë. Pr.ligji thotë se; operacioni ndërkombëtar i monitorimit mund të fshijë emrat e aplikantëve. Kjo fshirje emrash është ekzekutive dhe nuk ka të drejtë apelimi.”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi shtoi ndër të tjera se: “Nesër fillon vërtetë një erë e re, që vullneti politik të jetë i tillë sa ta zbatojë ligjin ashtu siç është shkruar është e rëndësishme të miratojmë. Rëndësi ka që kjo reformë të miratohet, deri dje kishim elementë të pazgjidhura, të gjithë jemi dakord, gjetëm zgjidhjet. Kjo reformë mund të votohet me vullnetin e të gjithëve”.

Sipas tij do ketë nga ata deputetë që nesër do votojnë pa e lexuar fare se çfarë përmban drafti. “Nesër një numër personash e dinë shumë mirë çdo të thotë, ka edhe nga ata që do e miratojnë pa e lexuar këtë ndryshim kushtetues epokal. Por kjo na çon në përmbyllje të një procesi të vështirë, shpresoj të drenojë këtë llum të keq në drejtësi”.

Bylykbashi e vuri theksin tek dy institucione kyçe që mund të bëjnë pastrimin e sistemit, Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale. “Shpresoj të jenë institucione efikase. Të mos bëhen vetëm arrestime, por të dënohen disa që të jepet shembull”.

Më tej ai u ndal të sqarojë për të gjithë edhe vetingun. “Vetingu është përpjekur të shitet si antikorrupsion, por vetingu është kontroll administrativ. Po u gjet fajtor, vetingu e çon në pension, e çon në shtëpi. Vetingu nuk të çon dot në burg”.
(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: