TIRANE

Për opozitën e bashkuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me ato vendore, mbeten e vetmja zgjidhje për krizën politike. Deklarata vjen nga kryedemokrati Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, pas takimit me Ministren e Jashtme suedeze. Ndërsa foli për tryezën e zhvilluar mëngjesin e sotëm në presidencë, Basha tha se u njohën nga kreu i shtetit me fakte tronditëse, lidhur me procesin e emërimit të gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese.

“Në takimin me presidentin Meta u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e reformës zgjedhore dhe konkretisht emërimit të gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese, këto prova e fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është kapja e drejtësisë dhe gjykatës kushteuese. Prej fillimit e kemi konsideruar një grusht kushtetues dhe një provë më shumë se me këtë qeverisë reforma në drejtësi është e rrezikuar, drejtësia e pavarur mbetet një iluzion. E kemi parë në rastin e Saimir Tahirit, e kemi parë me dosjet 339 dhe aferat e tmershme të kësaj qeverie

Ne kerkojmë vënien në funksionim sa më shpejt të SPAK e BKH sipas kushtetutës e jo akteve korruptive të qeverisë.  Cështja e dytë domosdoshmëria e zgjidhjes së krizë politike. Prej mëse 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmëri për dialog transparent, rama ka refuzuar dialogun nga instituticonet ndëkombëtare shtyrja e afatit të komisionit është tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. PD nuk kërkon shtyrjen për kalendat greke të reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të bëjmë publik propozimin e plotë për reformën, ndërkohë që kemi patur vetëm refuzim dialogue sabotim. Është një film i parë e stëparë qeveria punon në kundështim me interesin e shqiptarëve dhe përpiqet t’i hedhë fajin opozitës, ne nuk mund ta pranojmë këtë. Nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme dhe ato vendore si rrugëdalja e vetme nga kriza.


Nuk i mungon Shqipërisë asgjë, krahasuar me Maqedoninë e Veriut, e cila u viktimizua për shkak të të dështimit të Edi Ramës menegociatat. E prap vendi atje shkon në zgjedhje me një qeveri kujdestare për të garantuar votën e një proces normal politik. Ndaj edhe ne do të vazhdojmë të insistojmë ndaj kësaj kërkese të pandryshueshme të opozitës dhe do të marrim hapat e nevojshëm si opozitë duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve që janë në shumicë për zgjedhje të parakohshme, për zgjidhjen e kësaj krize, për të marr të gjithë hapat e nevojshëm për t’u përballur me një qeveri autokrate të paligjshme që pengon shprehjen e vullnetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. -” tha Basha.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb