Lefter Gështenja, deputet i PD-së, në “Opinion” në Neës24 tha se nuk mund të pretendohet që në Shqipëri ka drejtësi, kur një deputet opozitar ndodhet në burg për një denoncim.
Gështenja tha se Ervin Salianji po vuan dënimin me burg për një denoncim që bëri, ndërsa personi i denoncuar shkoi në burg, në Itali, për të kryer dënimin.
“Kjo nuk është drejtësia që ne e kemi kërkuar. Është rasti i parë në 32 vjet që një deputet burgoset sepse denoncon.
Doja një drejtësi model, të paanshme. Nuk jam për atë që drejtësia të veprojë si kamxhik ndaj opozitarëve.
Kemi votuar për një reformë në drejtësi jo që t’i shërbejë njërës palë, asaj që është në pushtet.
Rasti i Salianjit është një alarm që duhej të ishte ngritur nga të gjithë. Çfarë bëri Salianji? Bëri një denoncim me emër dhe mbiemër”, tha Gështenja.