TIRANE- Çfarë do të sjell zbatimi i reformës në drejtësi në Shqipëri? A po ushtrohet presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve me ligjin e vettingut? Këto dhe shumë pyetje të tjera u dhanë përgjigje 4 të ftuarit e emisionit ‘Të Paekzpozuarit’ në “News24”. Përballë gazetarit Ylli Rakipi të ftuar janë kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.

Gjatë fjalës së tij, Lubonja bëri një shpjegim metaforik të reformës në drejtësi, duke përmendur kështu fjalën ‘Peshkaqen/ Peshk-qen’. Sipas tij reforma në drejtësi nuk pastron sistemin vetëm me disa gjyqtarë dhe prokurorë.

(Diskutohet për insertin e emisionit) “Ideja qendrore ishte që këta janë peshqit e mëdhenj, politikanët, (Rama, Meta, Nano), kurse unë mendoj se peshqit më të vegjël janë prokurorët. Mos duhet të flasim për peshkaqenë? Unë them se e keqja është tek dy fjalët , tek peshku dhe qeni (Peshkaqeni). Ai është në bashkim. Rama nuk ka ardhur vetëm në pushtet, por e kanë sjellë këta. Nëse do përdorim këtë metaforë që përdori Rama; Kemioterapi. Me një reformë në drejtësi mendon se do pastroni sistemin me disa gjyqtar?”, tha Lubonja.

Ndërkohë, deputeti demokrat Patozi theksoi se ai nuk bën pjesë tek ata persona-partizan të flakët të reformës në drejtësi. Patozi dha një argument të tijin se reforma nuk ka si qëllim të dënojë, por të parandalojë.

“Që ne kemi nevojë për të ndryshuar sistemin kjo është e pranuar nga të gjithë. Dhe klasa politike ka marrë përsipër që të miratoj një reformë që po ta marrësh të veçuar është antikushtetuese. Unë nuk jam nga këta partizanët e flakët të reformës në drejtësi. Kam ndjekur linjës e PD, por kam dashur që të kishim një reformë kushtetuese. Drejtësia është pasojë. Unë jam politikan dhe s’më vjen mirë ta them. Drejtësia në këtë nivel të mjerë që është pasojë dhe jo shkak. Unë bie dakord me ju. Presin njerëzit që peshkaqenët, qefujt, të dënohen. Por nuk u zgjidh kjo. Çdo reformë nuk ka qëllim të dënojë, pasi edhe po ti fuste të gjithë në burg nuk do e zgjidhte problemin. Reforma ka si qëllim parandalimin.”, pohoi Patozi.

Ndër të tjera ligjvënësi i PD-së tha se duhet të ndryshonte sistemi i politikës. “Unë doja që mos të ndërhynim tek sistemi i drejtësisë. Do doja që të ndërhynim dhe tek vetja jonë. Të ndryshonim sistemin e politikës. Ne na ka dështuar reforma zgjedhore. Dhe pse dështon? Sepse ka rezistencë për ta ruajtur status-quon. Po të kishte reagim, do kishte tek reforma zgjedhore. Duan të rrisin macet, që të kapin minjtë. Të përmirësojmë drejtësinë, që të përmirësojmë politikën.”, tha Patozi.

Ndërkohë, analisti Bushati tha se nuk mendon se reforma në drejtësi do të shpëtojë Shqipërinë, ndërsa shtoi se është diçka që do të shërbejë për mirë. “Nuk e shoh si tabu revolucionin. Edhe pluralizmin në ’90 nuk e bëmë ne, por Ramiz Alia. Këtu ka një bardh e zi. Edhe unë nuk jam nga ata që thonë se shyqyr që do bëhet reforma dhe do shpëtoj Shqipëria. ne drejtësinë e kemi në këtë gjendje që kapet një njeri me bllok ne dorë dhe shkon në gjykatë 2-0. Mundet të lëvizin disa gjëra, qoftë me drejtësinë e padrejtë të goditjes së disa simboleve të korrupsionit. Por është më mirë sesa gjendja e tmerrshme ku jemi sot.”, tha Bushati.

Më kritik ishte kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, i cili theksoi se palët janë në ‘luftë’ për protagonizëm, për faktin se e kujt ishte merita e miratimit të reformës në drejtësi. Ai tha se pavarësisht kësaj, nuk duhet t’u bëhet presion gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Drejtësia në këtë vend është produkt i politikës, e cila krijon institucionit të shtetit. Ne jemi produkt i këtij mirko-realitet. Është e vërtetë që drejtësia si institucion ka probleme. Ndaj për këtë arsye u ndje nevoja për reformim të drejtësisë, si garant i zbatimit të ligjit. Nuk është himunizuar askush qoftë kur shkel ligjin. Qasja që u gjet, ishte për mua dhe mbetet padyshim, më e mira në rrethana konkrete. Duhet inkurajuar dhe mbështetur reforma në drejtësi, ashtu siç është parashikuar me ligj. Këtu lind problemi i protagonizmit se kush e bëri. Protagonizmi në këtë rast mendoj se e dëmton. Njëra palë thoshte: Prisni ju, se kur të miratohet reforma në drejtësi do e shihni. Vazhdon edhe sot protagonizmi i palëve. E rëndësishme është që reforma në drejtësi të zbatohet. Dhe përballë saj mos të ketë imunitet. Ndodh që vihen në presion gjyqtarët dhe prokurorët. Kur këtë sulm e bën politika, ai krimineli është 10-fish i inkurajuar.”, tha Rama.

Fatos Lubonja: Këtu nuk është problemi kush është protagonist dhe kush merr meritat. Unë mendoj se reforma është për të luftuar krimin. Mendoj se kjo reformë kur nisi, ishte qartazi një tendencë për të kapur drejtësinë me ndihmën e mbështetjes politike por edhe të Sorosit. Unë mendoj se rreziku i madh që kemi është se kjo reformë në drejtësi po bëhet duke dalë ambasadorët me një mbështetje të hapur ndaj kësaj qeverie. Mendimi është që më mirë 3 banda sesa 1 bandë.
Ndërkombëtarët banda të kujt janë?

Fatos Lubonja: Ndërkombëtarët janë banda të qeverisë.

Andi Bushati: Duket sikur këtu është bërë një kombinim. Duket sikur kemi një skenë sikur Rama ka futur në xhep Brukselin, ambasadorët etj. Por reforma është një produkt që ne e kemi importuar. Ndërkombëtarët nuk janë e vërteta. Por me teorinë më mirë 3 banda se 1 nuk jam dakord. As Rama as Meta as Berisha, më mirë kur kishim 2 faktorë në lojë, apo 4 banda? Ti thua këta nuk janë banda, por janë banda të rilindjes.

Fatos Lubonja: Ambasadori Lu dhe Vlahutin janë me Rilindjen. Një njeri që paguan 80 mijë dollarë për të bërë një foto me Obamën ti më thua nuk është bandë? Se sa ka qenë gjithë qeveria me bandën e Amerikës këtë nuk e dimë. Dhe këta nuk kanë lidhje me gjithë Amerikën, por kapin ndonjë senator ose soros.
Astrit Patozi: Lubonja thotë se ka dyshime se qeveria do të kapë drejtësinë. Por për këtë nuk janë më dyshime, por ka prova. Reforma me draftet e saj ka pësuar ndryshime. Ne kemi rezistuar edhe forcat e tjera politike po ashtu që të kishim një reformë të pakapur. Ky është një projekt i importuar. Reforma në drejtësi ka qenë mollë sherri. Kemi ardhur në këtë pikë ku kemi votuar këtë reformë dhe duhet të sjellë një produkt. Drejtësia ka nevojë për ndryshim.

Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha janë më të pushtetshëm, a ndikon reforma tek këta?

Astrit Patozi: Ju keni një gabim, pasi kërkoni ndëshkimin. Ka një qasje tek rregullat e lojës që është një sistem demokratik.

Luan Rama: Keni perceptim të gabuar, pasi reforma nuk është për emra konkretë. Se kush ndëshkohet kjo është një çështje tjetër. Ne duam që t’i japim vendit pas 26 vitesh një sistem funksional drejtësie që të bëjë drejtësi. Nuk ka drejtësi që të kënaqë të dyja palët. Të kërkosh të dënohet…
Rakipi: Unë po them që ju po bëni një drejtësi që a i dënon këta persona…

Luan Rama: Nuk ka rëndësi kush është personi, pasi përballë kësaj reforme nuk duhet të ketë imunitet asnjë. Standardi i reformës garanton paprekshmërinë e institucionit. Vullneti politik është shprehja më adekuate ndaj reformës në drejtësi. Ju kërkoni që unë të bëj lajm…
Ylli Rakipi: Unë nuk po ju them këtë, por ju po bëni leksion..
Patozi: PD në çdo lëvizje që bën qeveria ka dyshime se do keqpërdoret. Ne kemi pasur rezervat tona, por drejtësia nuk do bjere në duart e qeverisë. Populli e do reformën.

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb