Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, është bërë pjesë e debatit të fundit politik mbi Reformën në Drejtësi. Caka shkruan në “Facebook” se as dënimi i Taulant Ballës nuk e mbron apo shpëton dot këtë reformë. Sipas saj, Balla duhet të sakrifikojë përfitimet që i ka sjellë pushteti gjithë këto vite atij dhe shokëve të tij, pastaj të flasë për Reformën në Drejtësi.

“Rilindja ka plot të tjerë që duhen konsideruar si çmimi që duhen paguar për të mbrojtur/shpëtuar Reformën në Drejtësi, por le të fillojë nga Taulanti një herë, se me Taulantin nuk shpëton vetëm Reforma; shpëton edhe dinjiteti dhe morali njerëzor”, shkruan mes të tjerash Caka.

Mesazhi i Cakës:
As dënimi i Taulant Ballës nuk e mbron apo shpëton dot Reformën në Drejtësi!

Edhe pse Taulanti ka ndërmarrë me shumë zell misionin e pamundur të shkarkimit të Presidentit, besoj e ka më të qartë se kushdo tjetër, që çmimi që duhet paguar për të mbrojtur reformën në drejtësi (nëse ka mbetur ndonjë fije për t’i mbrojtur/shpëtuar Reformës), është më së pari ai vetë!

Pra, me pak fjalë, Taulanti duhet të sakrifikojë përfitimet që i ka sjellë pushteti gjithë këto vite atij dhe shokëve të tij e pastaj hajde të flasim për Reformë në Drejtësi.

E thënë në raste konkrete, çmimet që duhet të paguhen nga Taulanti, janë këto:

1. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë) për gjithë tenderat e aferat korruptive, ku Taulanti ka futur hundët për miqtë e tij e që i kanë kushtuar shqiptarëve gati 14 milionë Euro;

2. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë), për lidhjen e pazgjidhshme, të emrit të tij me 3.4 milionë Eurot, që u gjendën në Toyota Yaris;

3. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë), për devijimin e shtratit të Lanës, me qëllim përfitimin e miqve të tij;

4. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë), për akuzat e herëpashershme të qytetarëve të Elbasanit, për shpyllëzim të qarkut, për favorizime në tendera, për emërime te paligjshme në këtë qark e shumë të tjera, që i ka kryer nën cilësinë dhe pandëshkueshmërinë e të qenurit deputet!

Taulanti i ka marrë shumë këtij vendi dhe në këmbim i ka ofruar vetëm figurën e një njeriu shpinëkërrusur që përfiton prej lëpirjes dhe figurën e mallagares deri në neveri.

Rilindja ka plot të tjerë që duhen konsideruar si çmimi që duhen paguar për të mbrojtur/shpëtuar Reformën në Drejtësi, por le të fillojë nga Taulanti një herë, se me Taulantin nuk shpëton vetëm Reforma; shpëton edhe dinjiteti dhe morali njerëzor

Cakaa
Cakaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb