Nënkryetari i këshillit Bashkiak të Tiranës, nga opozita, Dorian Teliti, në protestën që po mbahet para Bashkisë Tiranë në lidhje me aferën “5D”, deklaroi se drejtësia duhet të merret me “peshkaqenët e mëdhenj” jo me të vegjlit.

Ai shtoi se rezistenca duhet të vijojë nga qytetarët deri në arritjen e objektivave.

“Të hënën një akt tjetër kriminal i denjë për vjedhjet e deritanishme, në Linzë u mor me qera 600 metra katrorë për një çerdhe, sepse fëmijët e Tiranës nuk kanë çerdhe. Por s’mund të marrësh me 15 euro metri në atë zonë.
Më habit fakti se si ky njëri nuk tërhiqet nga vjedhjet e abuzimet. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë. Në këto zyra nuk ka vend për njerëz që shkelin ligjin.
Sot prokuroria duhet të flasë. Mjaft më u mor me morrat e vegjël e cironkat, le të merret me peshkaqenët e mëdhenj.
Korrupsioni në piedestalin 100 përqind nuk duhet të ketë vend në vendin tonë.
Të rezistojmë, siç jemi sot të vijojmë deri në arritjen e objektivave tona”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: