TIRANE- Pas një pune disa mujore për të arritur konsensus mes palëve për miratimin e reformës në drejtësi, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, me anë të një mesazhi falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për ditën historike.

Diplomatja në falënderimin e saj ka përmendur të gjithë bashkëpunëtorët, duke nisur që nga stafi i delegacionit EURALIUS, kolegëve në Bruksel, deputëtëve të PE-së, anëtarëve të Komisionit të Posaccëm dhe kryetart Fatmir Xhafaj dhe shoqërinë civile. Nga ana tjetër Vlahutin theksoi se kjo ishte vetëm faza e parë, ndërsa ftoi që t’i ktheheshin të gjithë punës.

“Një falënderim të madh nga thellësia e zemrës,
Stafit të Delegacionit dhe misionit Euralius, kolegëve në Bruksel, deputetëve të Parlamentit Europian, anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar per Reformen ne Drejtesi dhe Kryetarit të tij Z. Xhafaj, gjithë njerëzve me vullnet të mirë nga forca të ndryshme politike, anëtarëve të shoqërisë civile, si dhe kolegëve të mi amerikanë, sidomos Ambasadorit Lu, për punën e madhe dhe partneritetin besnik në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që na çoi në miratimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.
Por ky është vetëm suksesi i parë mes shumë suksesesh të tjera që duhen të arrijmë së bashku për dobinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar.
Le t’i kthehemi punës!”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: