Impakti i tij me skuadrën ishte i menjëhershëm. Ashtu si karakteri i tij. Por menjëherë Coincecao dhe Milani i tij do të kenë sfidën e parë të vështirë, teksa që në 3 Janar, përballë kuqezinjve do të jetë Juventus, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. “Jemi një skuadër e fortë, por duhet ta kemi të fiksuar këtë gjë në mendjen tonë”, mësohet t’u ketë thënë tekniku portugez lojtarëve të tij, menjëherë pas stërvitjes së tij të parë”.
Mediat italiane informojnë ndërkohë edhe lidhur me detajet e kontratës së firmosur nga Conicecao me klubin milanez. Sipas tyre Milan mund të ndërpresë bashkëpunimin me të, nëse në fund të këtij sezoni rezultatet nuk do të jenë të knaqme. 1 milionë euro është paga e tij këtë sezon, por në rast rinovimi edhe për sezonin tjetër, paga e tij do të rritet e do të shkojë në 3.5 milionë.
Ditën e sotme skuadra kuqezi do të udhëtojëdrejt Riadit, aty ku do të marrë pjesë në Superkupën e Italisë.