TIRANË- Policia ka vënë në pranga 10 persona sot pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të operacionit të policisë për parandalimin e aksidenteve, janë kryer një sërë kontrollesh ndaj drejtuesve të automjeteve.

Nga këto kontrolle kanë rezultuar të dehur 10 shoferë, të cilët janë vënë në pranga. Sipas të dhënave, drejtuesit e arrestuar janë: Vebi Bushi; Bajram Sheftelia; Blerim Masha; Gazmend Rexha; Besim Hoda; Mario Mjekra; Albert Pjetri; Sadik Shurdhi; Mefali Lleshi dhe Pal Preka.

Operacioni i ndërmarrë nga Komisariati i Qarkullimit Rrugor në Tiranë do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb