Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi drejtonin automjetet në gjëndje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Sarandës arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. S., 30 vjeç, banues në Itali, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. Ç., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb