Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve.
Në një mesazh në “Twitter”, Dramac shpreh mirënjohje për ekipin që priti afganët në Aeroportin e Rinasit, në orët e vona të natës, si dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, kryeministrin Edi Rama, apo ish/zëvendësministrin e Energjisë, Dorian Duçka, i cili ishte shqiptari i parë që mori pjesë në Komisionin Trilateral, më 2019-ën, në Paris.
“Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan zyrtarja në mesazh.
Ndërkohë, në një mesazh të postuar më herët, pas mbërritjes së dy avionëve në orët e vota të mbrëmjes së kaluar, ajo thekson se “Më në fund e bëmë. Më shumë aktivistë e vartës afganë tani janë të sigurt dhe nuk janë më në rrezik. Krenar dhe mirënjohës që një vend si Shqipëria ka ofruar një strehë sigurt”.
Also, so thankful to the @NDI team on the ground who continued to work throughout the am and especially to @anakadov (photo credit). Thank you to @USAmbAlbania, @kryeministriaal @DorianDucka @FundjaveNdryshe for giving our #Afghan brothers and sisters the welcome they deserve! https://t.co/WTj825SGMw
— Tanja Dramac (@DRamacT) August 29, 2021
(BalkanWeb)