TIRANE

Luljeta Lleshanakun, poete, autore e 8 librave me poezi në shqip dhe 12 në gjuhë të tjera, aktualisht Drejtoreshë për Kërkimet në Institutin e Studimeve të Krimeve Komuniste në Shqipëri, ishte e  ftuar këtë mbrëmje në emisionin “A-Show” në News 24. Lleshnaku u shpreh se shoqëria shqiptare është e papërgatitur për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Leshnaku foli edhe për përplasjen e institucionit që drejton me Kuvendin, ndërsa theksoi se kjo përplasje është vetëm në nivel mediatik.
“Sulmi ka qenë në nivelin e medias, pëveç vonesës, kalimit të rezolutës për votim. Ne e kuptojmë që shoqëria shqiptare është e papërgatitur për zbardhjen e krimeve të komunizimit.”- u shpreh ajo

E pyetur nga drejtuesi i emisionit Adi Krasta, lidhur me praninë e shkrimtarit Agron Tufa në këtë institut, Leshnaku e cilësoi si një rastësi.

“Jemi rastësisht dy shkrimtarë në të njëjtin institut. Nuk jemi dhe kaq të butë.”- u shpreh ajo.

Ata thonë që ju nuk studioni e bëni një shkencë studimore por jeni detashment sulmi?

Lleshanaku: Nuk është aspak e vërtetë. Puna dhe objekti i institutit është tamam ky, studimi i krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri. Dhe nuk është një institucion që është krijuar nga vullneti i klasës politike dhe është krijuar shumë vonë. Vërtetë janë 5 rezoluta të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës ku thuhet qartë, dënimi i krimeve të komunizmit. Dënimi është fjalë shumë e madhe dhe përmbledh shumë gjëra. Puna e institutit mbulon vetëm një aspekt të kësaj, evidentimin përmes dokumenteve dhe dëshmive të krimeve të komunizmit në Shqipëri, pastaj ka kritere të tjera si trajtohet dëshmia, që janë shkencore dhe si trajtohet studimi i bazuar mbi dokumente.

Ju keni bërë një raport vjetor, që ka shkuar në komisionin e sigurisë.

Atje njerëz që kanë akses në këtë raport kanë lexuar emrin e tyre dhe me të drejtë janë shpartalluar mendsh? Jeni përballë një konflikti?

Ana groteske e jo serioze e këtij debati është që pretekst qe një libër, botim i Çelo Hoxhës, dokumentar i vitit 2014. Ndërkohë kur parlamenti vepron në bazë të disa procedurave të rregullta. I gjithë aktiviteti i Institutit monitorohet nga parlamenti.

Çdo vit dorëzojmë një raport që kontrollohet dhe përgatitet një rezolutë që i kalohet për votim parlamentit. Supozohet se parlamentarët e kanë bërë shumë mirë këtë punë, se flitet për vitin 2019, së fundi u dorëzua raporti i vitit 2018 dhe nuk mund të ketë asnjë akt parlamentar që të ketë fuqi prapavepruese. Sikur edhe ai libër, sikur të ketë shkelur të gjitha kriteret shkencore, në fund fare nuk kanë asnjë të drejtë sepse e kanë anashkaluar, të rikthehen e të përgatisin një rezolutë të ndryshme nga ajo që u miratua në komisionin e ligjeve sepse ne atje raportojmë. Rezoluta ishte me vlerësime maksimale.

Si mund të kthehet nga parlamenti dhe të dilet me një rezolutë tjetër?

Pra ti nuk mund të penalizosh institucionin edhe sikur ai botim të jetë i tillë, le ta marrim rastin më të keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb