TIRANE

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në KE, Genoveva Ruiz Calavera  ndodhet në një vizitë zyrtare, në Tiranë. Gjatë vizitës së saj, Calavera ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama. Mësohet ndër të tjera se gjatë takimit të tyre është diskutuar për Reformën në Drejtësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Takimi i tyre është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të delegacionit të BE, në Shqipëri.

“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb