TIRANE –Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri bën të ditur se në 5 muajt e fundit 96 kompani të huaja kanë kërkuar informacion pranë AIDA-s për të investuar në vendin tonë.

“Edhe kompania që ka marrë Aeroportin e Tiranës janë informuar prej nesh pas takimit që kemi pasur ne në Hong Kong. Ne jemi të kënaqur për gjithçka çfarë bëjmë, pavarësisht se në perceptim ose media ka një tendencë për të thënë që investimet e huaja po largohen.”- deklaroi Beqiri në rubrikën “Opinion” në “News24”.

Beqiri tha se vështirësisë që hasin investitorët në Shqipëri kanë të bëjnë me problemet e pronësisë dhe sistemin e drejtësisë.

“Problemi i pronësisë është shumë i mprehtë. Aspekti i drejtësisë është aspekti i dytë. Aspekte për sa i përket administratës tatimore doganore, unë mbaj mend që kohë më përpara për të bërë një kontroll vinin shumë persona dhe dukej si kontroll policor. Tashmë ky kontroll bëhet i paralajmëruar.”- deklaroi Beqiri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: