TIRANE- Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, kërkon miratimin e një fondi për mirëmbajtjen dhe sigurinë e plazheve. “Që plazhet tona të jenë më të pastër, bashkitë duhet të kenë fonde të përcaktuara për to. Pasi edhe pse ka përmirësim, ka sërish probleme”, thote ai.

Në plazhet e Jugut, sipas tij, mund te shqetësohesh prej mbeturinave në anë të rrugëve kombëtare, ndërsa në plazhet e Durrësit apo Kavajës me pastërtinë e rërës.

Tare thotë se në shumë plazhe të vendit, këtë sezon janë instaluar edhe kullat e rojeve bregdetare dhe stafi i specialistëve që shërbejnë në to. Disa prej plazheve private kanë siguruar vetë roje bregdetare duke i shpërblyer për punën që kryejnë. Por, kjo duhet të jetë një detyrim për të gjitha plazhet dhe duhet mbikëqyrur nga organet përgjegjëse, që të mos ketë më incidente detare me pasojë humbjen e jetëve njerëzore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: