Gentian Gjyli, drejtor i Autoritetit të Rrugëve është paraqitur sot në SPAK. Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se Gjyli po pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.
Gjyli zëvendësoi në këtë funksion Evis Berberin i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.
Nga hetimet ka rezultuar se Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.
Edhe drejtori i ri i ARRSH, Gentian Gjyli ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që ai drejton.
(BalkanWeb)