Drejtori i gazetës “Corriere Dello Sport”, Ivan Zazaroni, ka sulmuar Elseid Hysajn, ndërsa ka theksuar se shkodrani nuk ka qenë kurrë një kampion i denjë për Napolin, teksa ka shtuar se edhe shumat që qarkullojnë në merkato për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, janë të ekzagjeruara, pasi Hysaj nuk i vlen ato para.


Zazaroni
Zazaroni

“Elseid Hysaj e Mario Rui kanë treguar limitet e tyre jashtë kontekstit të Mauricio Sarrit, por nuk kanë qenë kurrë kampionë, edhe pse loja i bënte që të shfaqnin më shumë në fushë. Hysaj nuk vlen 40 milionë euro, është një ekzagjerim”, tha Zazaroni për “Marte Sport Live”.


(Balkanweb)