Përgjigje e rëndë e Pierr Emerik Obamejang ndaj CEO-s së Borusias së Dortmundit, Hans-Joakim Vacke. Ditën e djeshme, drejtuesi kishte thumbuar sulmusin gabonez, duke thënë: “Po bën gjëra mjaft të mira tek Arsenali dhe është i lumtur kur shikon llogarinë e tij në bankë, por të martën dhe të mërkurën është i detyruar ta shohë Championsin në televizor dhe për këtë gjë natyrisht që i vjen keq”.

Dhe ja përgjigja e sulmuesit, që ka vendosur të ndërhyjë në sparkatë. “Do jetë më mirë për ty sikur të mos dalë kurrë në shesh arsyeja përse e lashë Borusian e Dortmundit. Zoti Vacke, je një palaço. Mbaj mend atëherë kur the se nuk do ta shisje kurrë Dembelen, por kur pe 100 milionë ishe i pari që zgjodhe paratë. Mos më fol mua për para të lutem dhe më lër të qetë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb