TIRANE – Drejtori i Kontrollit të Barnave, Zhani Levani ka denoncuar sot në komisariat nr.4 në kryeqytet një pronar farmacie, pasi ka akuzuar këtë të fundit për ushtrim dhune. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Levani akuzon shtetasin me iniciale R.X., se e ka goditur.


Sapo u njoftua për rastin, forcat policore bënë të mundur shoqërimin për në komisariat të pronarit të farmacisë, për të dhënë deklarimin e tij rreth ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)



Etiketa: