Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, me ftesë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në disa takime të rëndësishme të niveleve të larta në Washington DC.
Fokusi i këtyre takimeve ishte rritja e kapaciteteve bashkëpunuese ndërmjet Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.
Një ndër prioritetet e këtyre takimeve ishte trajnimi disaditor i oficerëve shqiptarë të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, me kolegët amerikanë të Agjencisë Federale të Mbrojtes së Kufirit dhe Doganave (CBP) dhe me Qendrën Kombëtare të Shenjëstrimit (NTC).
Në këtë trajnim, oficerët e kesaj Njësie përftuan eksperiencat më të mira të kolegëve amerikanë dhe u vendosën ura komunikimi për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, ndërmjet këtyre agjencive.
Gjithashtu, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kreu disa takime të rëndësishme me:
– Drejtuesin e ICITAP, në selinë qendrore të Departamentit të Drejtesisë;
– Në Byronë për Luftën kundër Terrorizmit, në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit;
– Në Drejtorinë e Byrosë Qendrore të Interpol Ëashington;
– Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI).
Në këto takime të rëndësishme, u diskutuan sfidat e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe hetimeve konkrete të përbashkëta.
Një takim tjetër të frytshëm, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë vizitës së tij në Ëashington, zhvilloi me zyrtarë të lartë të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS/OCI), pjesë e Departamentit të Shtetit Amerikan, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.
Policia e Shtetit, nëpërmjet Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e ShBA-së, në Tiranë ka ngritur në nivel operacional, një njësi speciale policore dhe kryen hetime të përbashkëta me zyrtarë federale të DSS në Ambasadën e ShBA-së në Tiranë, në luftën kundër grupeve kriminale me interes dypalësh.
Drejtuesit e lartë të DSS shprehën vlerësimet më të larta për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe në veçanti me Policinë Kriminale dhe me Njësinë e Shërbimeve të Përbashkëta Investiguese, për të gjitha operacionet dypalëshe, procedimet penale në ndjekje dhe për intesifikimin e punës së kryer në bashkëpunim me partnerët strategjikë amerikanë.
(Balkanweb)