Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka pritur në një takim priti në takim përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë.

Objektiv dhe diskutim i takimit, kanë qenë rezultatet e arrira prej bashkëpunimit nder policor, për aspekte si: shkëmbimi aktiv i informacioneve, lufta kundër terrorizmit, hetimet pro aktivë për gjurmimin e aseteve të krimit, lufta ndaj krimeve kundër pronës dhe krimeve të tjera financiare, si dhe kundër kalimit ilegal të kufijve.

Njoftimi:

Policia e Shtetit dhe homologët francezë, partnerë të konsoliduar në shumë aspekte të punës policore.

Në këtë frymë pozitive partneriteti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë. Gjatë takimit u diskutuan rezultatet e arrira prej bashkëpunimit ndërpolicor, për aspekte si: shkëmbimi aktiv i informacioneve, lufta kundër terrorizmit, hetimet proaktive për gjurmimin e aseteve të krimit, lufta ndaj krimeve kundër pronës dhe krimeve të tjera financiare, si dhe kundër kalimit ilegal të kufijve.

Drejtor Proda shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, si e barabartë me partnerët europianë, si dhe garantoi partnerët francezë, se bashkëpunimi me ta do të intensifikohet, me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët, luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ambasadës së Francës z. Thierry Baurres, Atashe për Sigurinë e Brendshme dhe z. Christophe Cherault, Oficer Ndërlidhes për Migracionin, uruan Drejtorin, për detyrën e re dhe e siguruan atë që asistenca, besimi dhe partneriteti i agjencive ligjzbatuese franceze, për Policinë shqiptare, do të jenë të vazhdueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: