KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni i shoqëruar nga zyrtar të lartë të EULEX-it do të realizojë një takim në kryeqytetin serb, Beograd.

Maxhuni në Beograd do të takohet me homologun e tij. Vizita bëhet me synimin e avancimit të bashkëpunimit policor me të gjitha shtetet e rajonit.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të Policisë së Kosovës, ku thuhet se bashkëpunim i të gjitha shteteve rajonale ndërlidhet edhe me politikat e BE-së në kuadër të iniciativave rajonale.

“Bashkëpunimi policor me të gjitha shtetet e rajonit në përgjithësi e në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar trans kufitar dhe dukurive tjera negative, ka qenë, është dhe do të jetë prioritet strategjik i Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: