Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno analizoi shortin e Play Off të Champions League, me golat që rezervuan dy përballje ndaj Manchester Cityt.
“E njohim shumë mirë njëri-tjetrin. City është skuadër e madhe dhe me shumë eksperiencë. Do të jetë kundërshtar i vështirë. Por kjo garë është shumë e veçantë për ne. E luajmë ndeshjen e dytë në Bernabeu.
Duhet të marrim rezultat të mirë në Manchester dhe nëse ia arrijmë një gjëje të tillë, jam i sigurt se me përkrahjen e tifozëve, do të kemi më shumë shanse në ndeshjen kthyese për të avancuar në fazën e 16 skuadrave më të mira”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)