Kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” në “Neës 24” deklaroi se sapo PS ka ardhur në pushtet, janë lëshuar një sërë akuash që janë vetëm të zeza.

Rama deklaroi se në kohën e qeverisjes të paraardhësit të tij, kishte drejtor Tatimesh që drejtonin këtë institucion me pranga në duar në shtëpi.

Dëgjo këtu. Aneta Rama ka bërë dy djem. Mua dhe një vëllain tim. Unë shoh rrugën time, vëllai shikon rrugën e vet. Secili e di vetë rrugën e vet. Është njeriu yt i gjakut, është miku yt i organizatës,  s’ka asnjë lidhje këtu.

Para pak vitesh kur ishte paraardhësi im drejtori i Tatimeve u arrestua. Drejtonte Tatimet e Shqipërisë me pranga në shtëpi. Kanë ndodhur çudira në këtë vend. Do të të them unë që bën moral një njeri që ka marrë para mijëra euro që nuk dihet se ku e ka burimin. Unë s’kam pasur asnjë dijeni për atë foto dhe ka pasur gjyq për atë që ka paguar paratë. Po të isha unë që do merrja 800 mijë euro para të pista, do më plasnit tavolinën. Por unë e di se nga unë prisni,  nga ata nuk prisni”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb