Shefi ekzekutiv i kompanisë Telegram, Pavel Durov u ka bërë thirrje mbështetëse në mbarë Rusinë që të organizojnë një protestë të re, për të kundërshtuar përpjekjet e Qeverisë për të bllokuar qasjen në këtë aplikacion të mesazheve.

Durov, i cili është larguar nga Rusia që nga viti 2014 dhe jeton jashtë vendit, i ka falënderuar rusët të cilët protestuan më 22 prill, kundër bllokomit të aplikacionit Telegram.

“Edhe një aksion tjetër? Të dielën, më 29 prill”, ka shkruar Durov në rrjetin social.
Më 22 prill, mbështetësit e këtij aplikacioni kishin hedhur avion të letrës nga dritaret e tyre. Logoja e Telegramit është pikërisht një avion letre, shkruan rel.

Autoritetet ruse kanë marrë vendim për të bllokuar qasjen në këtë aplikacion, pasi Telegram ka refuzuar që të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: