TIRANE- Të ardhurat nga renta minerare për tremujorin janar-mars shënuan tkurrje në rreth 9%.


Në bazë të statistikave, publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat nga renta minerare arritën si 3-mujor në vlerën 536 milionë lekë, nga 626 milionë lekë, që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Rënia e të ardhurave nga renta minerare në eksport lidhet me uljen e çmimeve në tregun botëror.


Të ardhurat nga renta minerare kanë pësuar një rënie të ndjeshme në vitet e fundit. Nëse në vitin 2014 të ardhurat ishin 61.20 milionë dollarë, në vitin 2015 të ardhurat paraprake llogariten 32 milionë dollarë, ndërsa për këtë vit parashikimet janë rreth 22 milionë dollarë.

Sot numërohen gjithsej rreth 600 leje minerare. Sipas statistikave, 64 % e lejeve minerare janë për shfrytëzimin e kromit dhe zona me përqendrimin kryesor të lejeve minerare është Bulqiza./ATA/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: