Drejtoria e Përgjithshme e Doganave prezanton të hënën projektin “Single Window” (Sporteli i vetëm). Ky projekt do të realizojë përqendrimin në një sportel të vetëm të një seri procedurash doganore, shërbime që aktualisht subjektet i marrin në institucionet respektive.

“Single Window” është ndërveprimi i sistemeve të IT-ve që i përkasin disa administratave, si AKSHI, QKL, QKR, AKU, AKB, Agjencia Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, etj.

Kjo do të sjellë:
– Uljen e kohës dhe shpenzimeve të zhdoganimit
– Përmirësimi i cilësisë së kontrolleve
–  Reduktimi i kostove të menaxhimit për administratat

Në këtë kuadër, ditën e hënë fillon edhe trajnimi 5-ditor për punonjësit e këtyre administratave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: