Katër persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi drejtuan automjetet në gjëndje të dehur.

Policia Rrugore  po bën monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Njoftim:

Gjatë monitorimit të akseve rrugore,  me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçë kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gj. T., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

Sh., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç banues në Korçë pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: