Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka diskutuar rreth asamblesë së zhvilluar në Durrës dhe programi për zgjedhjet e ardhshme politike në vend.

Gjithashtu u diskutuan edhe emrat të cilët Rama prezantoi lidhur me qytetet që do të drejtojnë dhe marrin përsipër drejtimin politik.

Qefalia tha se në asamblenë e zhvilluar në Durrës, Rama lançoi disa nga objektivat e fushatës për zgjedhjet e ardhshme të 2025, teksa theksoi se po punohet për programin që do tu ofrohet shqiptarëve që ata të kenë mundësi zgjedhjes.

Më tej Qefalia tha se vëmendja për programin politik është e shumtë në të gjithë vendin, por edhe Tirana e cila ka 1/3 e deputetëve patjetër është shumë e rëndësishme.

Qefalia:

Asambleja dje në Durrës zgjodhi organet përkatëse dhe Rama lançoi disa nga objektivat e fushatës 2025.

Më shumë se skuadra është programi që do i qaset elektoratit, që të dinë se kë do zgjedhin për qeverisje në viti 2030.

Në fakt taktikat elektorale dihen dhe subjektet politikë zgjedhin të paraqesin programet e tyre, Tirana prodhon numrin më të madh të deputetëve, madje në informacionet e mia mund të shkojnë edhe deri mbi 30 deputetë në Tiranë dhe patjetër që një vëmendje e madhe është në kryeqytet.

Nuk mendoj se ka pasur një risi, kemi Kamzën por kemi edhe bashki të tjera si ajo e Vorës, Kavajës etj.

Puna duhet të jetë sistematike, ndërsa për emrat nuk është çudi sepse Spiropali tashmë është kryetarja e Kuvendit, edhe Manastirliu gjithashtu.

Riorganizimi e kërkonte domosdoshmërishtë nxjerrjen në terren të 3 personave.

Tirana ka 1/3 e deputetëve të Kuvendit, unë e kam të qartë se si përcaktohet Tirana ka pasur edhe një orientim por ka dhe përcaktim kombëtar.

Tani mënyra e organizimit nuk është organizuar por besoj ne jemi të përcaktuar në zonat tona që kemi në juridiksion politik për ti drejtuar.

Mënyra se si qeveris kjo parti ka të bëjë me përgjegjësinë individuale pra nëse secili merr përgjegjësi më shumë kjo patjetër është gjë më e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb