TIRANE

Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit. Para deputetëve të pranishëm në mbledhje, Llagami u shpreh se moskrijimi i KLGJ-së brenda afateve krijoi probleme në sistemin e drejtësisë.

“Për statusin e gjyqtarëve u krijua pasiguri- tha Llagami ndërsa shtoi se KLGj me krijimin e tij u përball me vakumin e krijuar nga procesi i vettingut.

Kryetarja e KLGJ garantoi bashkëpunimin e institucionit që drejton me organet e vettingut si pjesë e inspektoriatit të KLD-së.

“KLGj vazhdon dhe sot hedhjen e shorteve për të plotësuar nevojat e gjykatave. Do hapim edhe thirrjen për magjistratët që duan të shkojnë në Gjykatën e Lartë.” U shpreh ndër të tjera Llagami.

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta iu drejtua me një letër kryetares së KLGJ-së, në të cilën kërkonte plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb